Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, pas ndeshjes me Tiranën, në emisionin “Gol pas Goli” deklaroi: “E nisëm keq lojën, lojtarët nuk e kishin idenë kë kishim përballë në fillim. U kisha thënë se luanim ndaj kampionëve. Lodhja duhet thënë se ndikon.
Një fillim i mirë më kënaq, por kemi lojtarë që mund të bëjnë më mirë. Është një fillim që të garanton atë objektiv që kemi, qëndrimin në Superiore.
Kur kaluam Hussein në mesfushë, kishim një problem me Okebugëu. Nuk e mbuloi dot Torassën, pasi ishte i lodhur. Më pas e mbuluam. Kampionati është i vështirë dhe duhen lojtarë, pasi ngjeshja të krijon ato problemet fizike”, përfundoi Ndreu. /abcnews.al

