Ndreu: Do punojmë fort për të marrë sa më shumë pikë, ky nivel jemi

schedule16:40 - 28 Nëntor, 2021

schedule 16:40 - 28 Nëntor, 2021

Kastrioti u mposht nga Dinamo me rezultatin 1-0, duke sjellë shumë ‘errësirë’ në skuadrën krutane, teksa nuk arrijnë të marrin rezultate negative, ku në 10 javë kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë.

Fitoren e vetme skuadra krutane e ka kundër Skëndërbeut në fazën e parë, duke mos arritur të marri pikë në javët e tjera, që pocizionohet kështu ne vendin e fundit ne tabelën e klasifikimit.

Për “Supersport” trajneri i Katritotit, Ramadan Ndreu ka folur për paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje.

“Kemi shumë ndeshje që po na vjen keq. Sot ishte një ndeshje e interpretuar mirë në përgjithësi. I kam bërë të ditur lojtarëve të ishin shumë të kujdesshëm me topat afër zonës, sepse Ibrahimi godet mirë. Portieri duhet ta zgjidhte atë moment, pasi po ndëshkohemi në çdo ndeshje nga gabime që evitohen.

Në pjesën e dytë futëm sulmues në fushë, por ne na penalizon në përgjithësi. Jemi nga ato skuadra që dalim më shumë në sulm, por na duket porta si një kuti shkrepse.

Korça ishte 16 pikë pikë pas nesh vjet dhe na kapi. Duhen përforcime, duhet të rrisim cilësinë në fazën e sulmit. Ishim me vonesë, por na u dëmtuan 2-3 lojtarë formacioni gjatë rrugës.

Kemi bërë zëvendësime duke zhvendosur lojtarë qendrorë në krah, por është problem për t’u përshtatur. Sot kishte luftë, kishte dëshirë, nuk u bëj kot lajka lojtarëve.

Deri në këto momente jemi dinjitozë, me gjithë vështirësitë që kemi. Do vijnë edhe pikët, nuk jemi të mallkuar, do vazhdojmë luftën deri në fund.

Motivimi? E vështirë, por mundohemi t’i karikojmë lojtarët në maksimum. Duhet të japim maksimumin në çdo seancë. Ka rëndësi aspekti psikologjik, pasi ky nivel jemi. Do luftojmë fort të kapim sa më shumë pikë”, përfundoi Ndreu. /f.a/abcnews.al