Ndreu: 2 elementë nuk reflektohen në buxhet për bashkitë e bregdetit

schedule10:01 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:01 - 10 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi më herët se këshillat bashkiakë nuk do të kalojnë asnjë buxhet të bashkive, nëse nuk prashikohen qartë fondet për pastrimin. Në një kohë që Rama “kritikoi” bashkitë, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në Komisionin për Ekonominë dhe Financat  ka shprehur rezerva në lidhje me buxhetin duke kërkuar rritje për disa elementë në bashki.

Buxheti vjen me rritje në disa pika por janë rritje të lehta që nuk pasqyrojnë nevojat e disa çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me pushtetin lokal. Para se të bëhet një buxhet duhet të bëhet edhe një vlerësim. Te emergjencat do shtoja vetëm një gjë 4% duhet ti kalojnë si përgjigje bashkive, një pjesë e këtyre i kalon bashkive një pjesë tjetër mbahet aty. Ndodh ai fenomeni që ka ndodhur gjithmonë që ndahen sipas humorit të ministrave nuk bëjnë asnjë ndarje të drejtë.  Rrisku duhet të merret parasysh në fondin e ndarjes së emergjencave. Çfarë peshe zënë bashkitë në raport me rriskun. Si shpërndahet fondi i emergjencave në mënyrë të njëtrajtjshme? Problemi i menaxhimit të mbetjeve, në sezon  turistik ka 10 fishim të kapaciteteve… për 3 muaj, në gusht është 10-fish më shumë dhe na duhet të shtrëngohemi dhe ne si bashki bashkë me operatorët e pastrimit, është një kosto e madhe. U tha se do ketë grante për bashkitë e bregdetit, do ketë stimul për bashkitë me performancë të mirë, por janë 2 elementë që nuk reflektohen në buxhet. Bashkitë duhet të mbështeten. Granti që parashikohet për bashkitë bregdetare për arsye të mbingarkesës së sezonit nuk reflektohet. Ka bashki që kanë mbartur borxhet e ish komunave, si do zgjidhet kjo? Kush do ta lirojë nga ky borxh është një borxh që na ka mbetur në derë. Është e pamundur të shlyhet me mundësitë që kemi. Një tjetër problem është sistemi i ujitjes”, tha Ndreu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!