Ndrenika: Biden duartrokiti vetëm për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin/ Kamberi: Trump njihet për mënyrën si ndërton protokollin

schedule19:24 - 20 Janar, 2025

schedule 19:24 - 20 Janar, 2025

Me betimin në sallën Rotunda, presidenti i ri Trump bëri me dije urdhërat e rinjë që pritet të zbatohen së shpejti.

Denion Ndrenika, i ftuar në studion informative, u shpreh se presidenti Trump mbajti një fjalim opa hipokrizi dhe se Biden e duartrokiti vetëm për lirimin e pengjeve dhe për armëpushimin.

“Pavarësisht gjithçkaje nuk besoja se do të shihja 4 presidentë në pozitë të vështirë. Padyshim që ishte një fjalim pa hipokrizi, me apo pa pëlqyeshmëri. Presidenti Trump i tha të gjitha siç mendonte siç duheshin thënë presidentit të mëparshëm Biden. Siç u pa duartrokitjet nga Biden ishin vetëm për lirimin e pengjeve dhe për armëpushimin. Një fjalim i tillë ishte shumë domëthënës. Nëse të gjitha këto që përmendin mbetet për të parë nëse do i zbatojë apo jo.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Geron Kamberi u shpreh se kryefjala e fjalimit të tij ishte ‘ Amerika është e para’. Sipas tij, në arenën ndërkombëtare SHBA ka qenë gjithmonë polici që ka zgjidhur konfliktet.

“Në qoftë se do i përmbledhja në një fjali, kishte një kryefjalë ‘Amerika është e para’. Të gjitha që u dëgjuan nuk kishte zhgënjim për ata që kishin ndjekur fushatën. Një pjesë e nismave janë pjesë e asaj që ka kërkuar elektorati që e votoi masivisht. E vetmja surprizë do të ishte të nxirrte urdhërat.

Unë do theksoja që Trump njihet për një mënyrë atipike të protokollit dhe ceremonisë. Një nga personalitetet e vetme europiane në ceremoni ka qenë Meloni. Nëse nisemi nga premtimet, mendoj që lufta Rusi- Ukrainë do mbyllet shumë shpejt. Është rikthim tek një politikë që e ka shprehur më parë që gjatë administrimit.

Kjo ka të bëjë me rolin e SHBA në politikën globale dhe njihen si polici, janë përfshirë në shumë konflike për ti zgjidhur. Trump përcjellë një ndjeshmëri të amerikanëve që nuk duan të përfshiehn në luftë.

Negociata për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit vazhdonin për disa kohë në fshehtësi, ndoshta shpejtësia që u arrit lidhej me faktin që palët mund të gjendeshin përpara një të papriture nga Trump. “

/ abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!