Prej vitesh banorët e fshatit që jetojnë përgjatë aksit Bradashesh-Papër janë të detyruar të jetojnë me tymin që lëshon kompania “Albcrom” gjatë përpunimit të kromin. Shume prej tyre të cilët punojnë në këto fabrika kanë frikë të flasin. Abc ishte në këtë zonë, aty u përballëm me ndotjen e ajrit që gjenerojnë fabrikat që punojnë në orët e mesnatës në këtë zonë.
Edhe pse jetojnë mes tymit, banorët e fshatit Balldren në Elbasan i tremben hakmarrjes nga kompanitë e përpunimit të kromit në këtë zonë. Ata punojnë në këto fabrika dhe kanë frikë se hiqen nëse ankohen.
Shumë banorë të kësaj zone e kanë të vështirë të shprehen, kjo sepse firmat që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, një pjesë të banorëve të kësaj zone i kanë të punësuar dhe përmes punësimit ushtrojnë presion tek familjarët e kësaj zone.
Ka nga ata që nuk kanë frikë. Problemet që hasin janë të shumta.
“ Shumë i rëndë, ngrihesh në mëngjes dhe rrobat, s’mund ti ndesh.”
“Me tymin neper këmbë, erën me ndotje, shumë keq është. Ankesa kemi bërë kur u bo fabrika po s’na pyet kush neve, tym ka dhe era e naftës”
“Shumë i rëndë. Ngrihesh në mëngjes, pluhur. Të dyja piqen. Lëshojnë natë”
“ Me tymin probleme. Edhe dikur ku kemi ngrit zërin s’janë marrë masa. Si dihet si dalin analizat.”
Puna në këtë industri nis gjithmonë në mesnatë.
Është ora 22.30 dhe pas krahëve, është orari ku firma Albcrom nis pas krahëve të përpunojë kromin dhe diç duket nga pamjet tymi dhe ajo çfarë prodhon përpunimi i kromit, duket nga pamjet të cilat në këtë , momente kanë nisur të pushtojnë zonën. Për ironi të fatit banorët kanë rënë në gjumë.
Ky është momenti kur kjo firmë shfrytëzon kohën për të përpunuar kromin jashtë çdo standardi, sepse grimcat kancerogjene që lëshon përpunimi i kësaj industrie të rëndë dalin në sipërfaqe dhe nuk thithen nga thasët special që cdo kompani duhet ti ketë.
Përgjatë gjithë natës filtrat në këtë fabrikë është e qartë se nuk vihen në punë.
Aktualisht sipas të dhënave zyrtare, firma “albcrom” nuk ka asnjë teknologji përsa i përket grimcave që lëshon në këtë zonë.
Abc ishte në zyrat e kësaj kompanie për të marrë një përgjigje në lidhje me ndotjen, por nuk gjeti asnjë drejtues të administratës së Albcrom. /abcnews.al/