Ndotja e lartë akustike/ Raporti: Zhurmat mbi normë, në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër

schedule15:32 - 7 Shtator, 2024

schedule 15:32 - 7 Shtator, 2024

Qytetet më të mëdha në Shqipëri janë të zhurmshme, duke tejkaluar normat e organizatës botërore të shëndetit. Sipas monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit, niveli më i lartë i zhurmave është regjistruar në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kryeqytet zona e ushtarit të panjohur rezulton me ndotjen më të lartë akustike. Shkak kryesor i zhurmave rezulton te jete fluksi i larte i automjeteve.

Bazuar në të dhënat e monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit për vitin 2023, është tejkaluar norma e zhurmës, që është 55 dicibel (dB). Në qendër të kryeqytetit niveli i zhurmave arrin deri në 69.14 decibel (dB).

Zona të tjera të zhurmshme në Tiranë veç Sheshit Skënderbej, janë rruga e Elbasanit dhe kryqëzimi i 21 dhjetorit.

Ndërsa gjatë natës më problematike situata është në zonën pranë shkollës Vasil Shanto.

Gjendja motorike e makinave, por edhe përdorimi pa kriter i borive nga drejtuesit e mjeteve sipas studimit janë shkaktaret kryesore te ndotjes se larte akustike. Por edhe lokalet gjithashtu shkaktoje zhurme te larte me muzikën e tyre, si ditën ashtu edhe natën.

“Ju shqetësojnë zhurmat në Tiranë? Po na shqetësojnë makinat, boritë pa pushim”.

“Mua më shqetësojnë në lagjen time edhe punimet që bëhen gjatë natës në pallatet në ndërtim.”

“Zhurma është shqetësuese kudo, por ne na pëlqen këtu. Jemi nga Kosova.”

Agjencia kombëtare e mjedisit vlerëson se niveli i lartë i zhurmave ndikon negativisht ne shëndetin mendor, por dhe fizik të popullatës.

Për rrjedhojë, raporti rekomandon që të përcaktohen me rregullore distancat midis rrugëve dhe banesave dhe midis tyre të mbillen pemë. Po ashtu kërkohet kontroll periodik i mjeteve të transportit që gjenerojnë zhurmë, dhe veç të tjerash të shihet me përparësi edukimi i qytetarëve.

Ndërkaq, qytetet më të qeta në vend janë Kukësi, Pogradeci, Berati dhe Korça.

ZONAT MË TË ZHURMSHME NË TIRANË

Partizani i Panjohur

Rruga Elbasanit

Sheshi Skënderbej

Kryqëzimi “Vasil Shanto”

Kryqëzimi “21 Dhjetori”

Drejtoria e Policisë

Shkolla e Bashkuar

“Stadiumi Dinamo”

Laprakë

Ish-stacioni i Trenit

Kryqëzimi te Selvia

Pallati i Kongreseve

Farmacia Nr.10

Shkolla “Edit Durham”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!