Ndotja e detit në Shëngjin, shpallet në kërkim kapiteni i anijes që hodhi mbetje vajore në ujë

schedule20:12 - 12 Nëntor, 2021

schedule 20:12 - 12 Nëntor, 2021

Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Bëhet e ditur se gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, rezultoi se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten E.K., i cili u shpall në kërkim.

Kapiteni është shpallur në kërkim për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit. Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!