Komisioni Europian ka nisur një procedurë të re shkeljeje ndaj Italisë për mospërmbushje të detyrimeve për cilësinë e ajrit, duke vënë në dukje moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të lëshuar në vitin 2020.
Brukseli denoncon se në vitin 2022 në Itali “24 zonat e cilësisë” kishin “vlera kufitare ditore” për përqendrime të ndotjes më të larta se sa lejohet, dhe një zonë i kalonte kufijtë vjetorë. Italia ka tani dy muaj për t’u përgjigjur dhe për të “plotësuar mangësitë”.
Çfarë parashikon direktiva evropiane?
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, e cila synon “ndotjen zero”, kërkon zbatimin e plotë të standardeve të cilësisë së ajrit për të mbrojtur në mënyrë efektive shëndetin e njeriut dhe për të mbrojtur mjedisin natyror. Direktiva për Cilësinë e Ajrit të Ambientit i detyron Shtetet Anëtare të mbajnë nën nivele të caktuara përqendrimet e ndotësve të veçantë në ajër, si p.sh. grimcat PM10.
Kur tejkalohen këto vlera maksimale, shteteve anëtare u kërkohet të marrin masa për të reduktuar sa më shumë kohëzgjatjen e periudhës së tejkalimit të kufijve. Megjithëse Italia ka miratuar disa masa që nga data e vendimit të vitit 2020, këto nuk janë rezultuar të mjaftueshme./abcnews.al