Ndotja nga ujërat e zeza është kthyer në problem shqetësues për 16 familje të këtij pallati më qendër të Durrësit.
Bllokimi i tubacioneve dhe shkarkimi i vazhdueshëm i ujërave te zeza e ka bërë të padurueshëm mjedisin dhe shton rrezikun për infeksione.
Vend strehimi i ndertuar në katin e poshtëm eshte kthyer në gropë septike dhe niveli i ujërave të zeza arrin deri në 1 metër e gjysëm.
Banorët thonë se situata do të bëhet më e rëndë me rritjen e temperaturave. Ata apelojnë që të merren masa, fillimisht duke pastruar ujrat dhe më pas te ndërhyhet në pusetë për zhbllokimin e saj.
Pavarësisht ankesave të shumta, deri më tani institucionet përkatëse nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj situate./abcnews.al/