Derdhja e ujërave te hidrovorit në ishull Shëngjin te Lezhes prej vitesh është kthyer në shqetësim për peshkatarët në lagunën e Kunes.
Ndotja ka dëmtuar jo vetëm peshqit e gjallesat e tjera ujore por edhe ekonominë e peshkatarëve.
Ata thonë se kjo situatë mjedisore shpesh ka shkaktuar ngordhje massive të peshqeve e pengon shumimin e tyre.
Prek Nika, një nga peshkatarët më të vjetër të Lagunës thotë se ujërat e zeza që shkarkohen përmes kanaleve po japin një impakt mjaft negativ. Sipas tij gjendja është rënduar vitet e fundit.
Ndotja mund të shmanget nëse institucionet ndërhyjnë por deri më tani duket se nuk ka ndonjë studim apo projekt./abcnews.al