Kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se “mund të mos gjejmë kurrë një vaksinë për koronavirusin” dhe se sëmundja vdekjeprurëse mund të jetë me ne për “një kohë të gjatë”.
Sipas mediave britanike , mesazhi i tij vjen ndërsa zbulohet plani i tij prej 60 faqesh për në Mbretërinë e Bashkuar, pas mesazhit të tij televiziv për vendin.
“Të gjithë shpresojmë për një përparim, por shpresa nuk na jep një plan konkret. Një vaksinë apo një trajtim specifik për Covid-19 mund të zhvillohet pas një viti, por në një rast të skenarit më të keq, mund edhe të mos zhvillohet kurrë. Duhet të mësohemi të “bashkëjetojmë” me valët e pandemisë. Koronavirus mund të qarkullojë për një kohë të gjatë, ndoshta mund të kthehet edhe periodik. Sigurisht që qeveria do të mbështesë çdo iniciativë për krijimin e vaksinës”, u shpreh kryeministri britanik, Boris Johnson.