West Ham nuk e ka përjetuar mirë eliminimin nga Europa League. “Çekiçët” i humbën të dyja ndeshjet, ndërkohë që dje e mbyllën me një lojtar më pak pasi Creswell në minutën e 17-të.
Të gjithë në kampin londinez kishin pretendime për gjykimin e arbitrit spanjoll, Gil Manzano. Ylli i West Ham, Declan Rice, nuk është përmbajtur.
10 year suspension if Declan Rice was in LaLiga ? pic.twitter.com/Rj7uf2DbOi
— M•A•J (@Ultra_Suristic) May 6, 2022
“Arbitër, arbitër, ka qenë gjithçka kaq e gabuar… Si mund të arbitrosh kaq keq!? Ndershmërisht ta them, ndoshta je paguar… Kjo quhet korrupsion”, i thotë mes të tjerash Rice arbitrit në tunel, në përfundim të pjesës së parë. / abcnews.al