Ndodhi vetëm 4 minuta pas armëpushimit: Nuk ka qetësi në Nagorno Karabakh

schedule09:17 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:17 - 26 Tetor, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të hënën për shkeljen e armëpushimit të ri të ndërmjetësuar nga SHBA në luftimet mbi zonën malore të Nagorno-Karabakut.

Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit me kohën lokale (04:00 GMT). Brenda pak minutash, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene kishin bombarduar fshatra në rajonet Terter dhe Lachin.

Ministria e mbrojtjes e Nagorno-Karabakut e mohoi këtë dhe tha se forcat azere kishin filluar një sulm me raketa në pozicionet ushtarake armene në anën verilindore në vijën e kontaktit. Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha në një deklaratë se pala azere shkeli armëpushimin rreth orës 9.10 të mëngjesit me kohën lokale.

Luftimet e fundit në Nagorno-Karabak, një pjesë malore e Azerbajxhanit e populluar dhe e kontrolluar nga armenët etnikë, shpërthyen në 27 shtator dhe janë më të nxehtat në Kaukazin e Jugut që nga vitet 1990. Dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Rusia nuk janë zbatuar, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Ndërkombëtarët duan të parandalojnë një luftë më të gjerë që mund të përfshijë Turqinë, e cila ka shprehur mbështetje të fortë për Azerbajxhanin dhe nga ana tjetër Rusinë, e cila ka një pakt mbrojtje me Armeninë. Konflikti gjithashtu ka tensionuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe aleatëve të saj në NATO.

Armëpushimi i fundit u ra dakord të dielën pas bisedimeve të ndara në Uashington midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Duke komentuar bisedimet, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shkroi në Twitter: “Urime Kryeministrit Armen Nikoll Pashinyan dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord. Shumë jetë do të shpëtohen “. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!