Ndodh vetëvrasja e parë e asistuar në Itali, pacientja vuante nga skleroza e shumëfishtë

schedule19:14 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 19:14 - 12 Dhjetor, 2023

Në Itali ka ndodhur vetëvrasja e parë me administrim të një lënde medicinale, duke shkaktuar vdekjen e një pacientja që vuante nga skleroza e shumëfishtë.

Vetëvrasja e asistuar u bë e mundur pas aktivizimit të Sistemit Kombëtar të Shëndetit, siç përcaktohet me vendim përkatës të gjykatës së Triestes.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata ‘Luca Coccioni’, e cila prej shumë vitesh është pro “vetëvrasjes së asistuar”.

Shtypi shton se ky është rasti i parë që lënda që shkaktoi vdekjen sigurohet nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë Italiane, megjithëse injeksioni është bërë nga vetë pacientja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!