Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka thyer herësin, duke u bërë kështu kandidati i parë jo i përfshirë në listat fituese që mund të provojë të hyjë në Parlament me votat preferenciale.
Kujtojmë se risia e këtyre zgjedhjeve ishte pikërisht vota preferenciale ku qytetarët patën mundësinë që përtej partisë politike të votojnë edhe kandidatin e tyre të preferuar. Lidhur me Elbasanin votuesit kanë preferuar Luçiano Boçin duke i dhënë atij 9756 vota deri më tani një shifër kjo që thyen herësin që në Elbasan është 9646 vota.
Kështu Luçiano Boçit i lind e drejta që të sfidojë dhe të marrë mandatin e Eugen Isajt i cili ka marrë 2819. Ashtu siç parashikohet në Kodin Zgjedhor, një kandidat që thyen herësin merr mandatin e kandidatit mashkull që ka dalë fitues nga lista e partisë, por që ka më pak vota. Në këtë rast ai që ka më pak vota është Eugen ISaj. Kujtojmë se e njëjta formulë nuk funksionon për kandidatet gra.
LUÇIANO BOÇI PD-AN 9,756 vota
Kandidatët që kanë marrë 6 mandate për PD në Elbasan:
1. Gazment Bardhi 3586
2. Flutura Açka 1572
3. Lefter Gështenja 4981
4. Dashnor Sula 7303
5. Eugen Isaj 2819
6. Zheni Gjergji 1878/ /abcnews.al/