Ndodh siç ishte parashikuar, La Liga njofton klubet për stërvitjen

schedule18:59 - 4 Maj, 2020

schedule 18:59 - 4 Maj, 2020

U parashikua që javën e shkuar, tashmë është konkrete: Klubet e La Liga dhe La Liga 2 do të rikthehen në stërvitje këtë javë. Federata Spanjolle ka dhënë dritën jeshile që futbollistët të rikthehen në stërvitje që këtë javë, por jo me grupe të plota.

Pas thuajse dy muajsh pa shkelur në fushat e blerta, futbollistët do të kenë mundësinë të rikthehen në ambientet stërvitore dhe të mundohen të rifitojnë formën e humbur gjatë ditëve të izolimi. Nga mesi i këtij muaji, pritet të jepet drita jeshile dhe për stërvitjet me grupe të plota.

Pas Italisë, Gjermanisë, Italisë dhe shumë vendeve të tjera të Europës, edhe ekipet në Spanjë do të kenë mundësinë të stërviten, diçka që duket sikur iu ka munguar për një kohë shumë të gjatë. Datë zyrtare për rifillimin e kampionatit, nuk ka ende, por gjithçka pritet të ketë një përgjigje gjatë këtij muaji./abcnews.al

&

;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!