Ndodh një herë në 1 milionë: Lindin trinjaket identike

schedule10:55 - 9 Gusht, 2021

schedule 10:55 - 9 Gusht, 2021

Tri vajza binjake identike kanë ardhur në jetë më 8 korrik në spitalin e Universitetit të Penslivanisë në Filadelfia.

Një lindje që ndodh një herë në 1 milionë ka lumturuar prindërit e Anastasia, Olivia dhe Nadia.

“Ato janë nga e njëjta vezë, duke ndarë të njëjtën placentë me tre qese amniotike të veçanta. Është kaq e rrallë”, tha babai i tyre, Mark Bodrog

Vogëlushet tani janë 34 javë dhe janë dërguar në shtëpi në Neë Jersey ku i pritën dy motrat e mëdha, Izabella 3 vjeç dhe Sofia, 2 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!