Mesfushori i njohur polak, Jakub Blaszczykowski, po e mbyll karrierën e tij te skuadra e Wisla Krakow, në vendlindje. Kuba është dhe kapiten i skuadrës, si dhe një vit më parë, e mbajti gjallë këtë klub.
Kjo pasi Wisla ishte në kolaps ekonomik dhe ish-futbollisti i Dortmund dha para nga xhepi i tij për të shpëtuar klubin nga falimenti. Tashmë, Kuba ka vendosur edhe të blejë përfundimisht aksionet e klubit.
Së bashku me Tomasz Jazdzynski and Jaroslaë Krolewski, partnerë të tij, Blaszczykowski do të drejtojë ekipin polak, si dhe do të vazhdojë të jetë futbollist./abcnews.al