Një familje 5-anëtarëshe në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë në Mirditë është zgjuar 8 ditë më parë nga zhurma e rënies së një shkëmbi nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Kryefamiljari ka nisur punën për ta hequr vetë nga oborri, por do nevojitet ndërhyrja e autoriteteve për ta zhvendosur atë.
“Ka rënë në 2 e çerek të natës. Ka tetë ditë këtu shkëmbi. Kam tre fëmijë, janë të rritur. Po të kishte rënë këtu shkëmbi s’kishte dalë më pa u shembur e gjithë shtëpia”, ka thënë ai./mv.abcnews.al