Ndodh në Kosovë, vjehrra rreh nusen e djalit

schedule11:45 - 16 Gusht, 2022

schedule 11:45 - 16 Gusht, 2022

Foto ilustruese

Një vjehërr në Kosovë ka dhunuar nusen e djalit.

Ka qenë kjo e fundi që ka denoncuar vjehrrën në polici për dhunë fizike ndaj saj.

Sipas gruas vjehrra e ka sulmuar atë fizikisht, pas një mosmarrëveshjeje që dyshja kishte pasur më parë, raporton abcnews.al.

Si rrjedhojë vjehrra u arrestua nga policia e Kosovës. Pas marrjes në pyetje në policia vjehrra është lënë e lirë me urdhër të prokurorit.

Njoftimi i policisë

DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar./abcnews.al/