Një 31-vjeçar me inicialet K.L. në Kavajë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka detyruar mbesën e tij 14-vjeçare të konsumojë kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.
Policia bën me dije se pasi ka ngacmuar mbesën, 31-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të dhunës në familje, ngacmim seksual, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.
Ndërkohë më herët ai ka qenë i dënuar për vjedhje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme. m.v/abcnews.al