Ndodh në Itali, nëna harron vajzën 2 vjeçe në supermarket

schedule18:17 - 2 Qershor, 2021

schedule 18:17 - 2 Qershor, 2021

Një grua egjiptiane harroi vajzën e saj dy vjeç e gjysmë në një supermarket në Firence, ndërsa ajo po flinte në karrocë. Nëna, e cila rrezikon ankesë për neglizhencë, tha se shkoi në supermarket me motrën dhe vajzën. Sapo hynë brenda në dyqan, ato janë ndarë, secila e bindur se ia kishin besuar fëmijën tjetrës.

Sapo vunë re fëmijën të lënë vetëm, stafi lajmëroi karabinierët. Ekipet e shpëtimit ndërhynë gjithashtu në vend për të transportuar vajzën e vogël në spital për t’iu nënshtruar testeve. Fëmija ishte i shëndetshëm, megjithëse pak i frikësuar.

E vogla më pas u kthye te prindërit e saj. Karabinierët konstatuan se vajza e vogël u harrua nga nëna dhe tezja e saj sepse dy gratë, duke u ndarë në kohën e blerjeve, keqkuptuan se kush e kishte marrë atë në kujdestari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!