“Ndodh gjithmonë, po më ikën truri!”, Pippo Inzaghi s’përmbahet pas humbjes

schedule20:43 - 17 Janar, 2021

schedule 20:43 - 17 Janar, 2021

Benevento dhe Pippo Inzaghi po bëjnë një kampionat shumë të mirë deri tani. “Shtrigat” erdhën nga Serie B dhe renditen në mesin e artë në elitën e kampionatit italian.

Sot u mundën thellësisht jashtë fushe, edhe pse krijuan shumë raste dhe luajtën më mirë se kundërshtari. Gjithsesi, në futboll vlejnë golat dhe Crotone fitoi 4-1.

Trajneri i Beneventos, i mirënjohuri Pippo Inzaghi nuk e fsheh dëshpërimin në prononcimin e dhënë pas përfundimit të përballjes së sotme.

Portierët kundërshtarë janë gjithmonë më të mirët e ndeshjes kur luajnë kundër nesh, një gjë e tillë më çmend dhe po ma heq trurin. Nuk mund të jetë rastësi, duhet të tregohemi më cinikë.

E kam të vështirë të fajësoj apo kritikoj skuadrën. Po dalim shumë herë përpara portës kundërshtare, por shpërdorojmë shumë dhe vuajmë për të shënuar“, deklaroi ish-sulmuesi unik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!