Ndodh fenomeni i çuditshëm, qindra rrathë shfaqen në sipërfaqen e liqenit

schedule19:39 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:39 - 28 Dhjetor, 2020

Një fenomen i rrallë që pak fatlumë patën mundësi ta shikonin ndodhi në Liqenin Kërkini në Greqi. Qindra rrathë me formë të përkryer u shfaqën në sipërfaqen e Liqenit, një dukuri që zgjoi kuriozitet dhe shumë pyetje.

Koordinatori i Autoritetit të Menaxhimit të Liqenit, Theodoros Naziridis shpjegoi fenomenin, teksa tha se kjo ndodh në zonat që kanë bimësi ujore. Në qendër të rrethit është pika ku është rrënja e bimëve, ndërsa zona përreth rrënjës tërhiqet pak dhe me një shi të lehtë formohen rrathët në sipërfaqe.

“Me një shi më intensiv rrathët do të zhduken. Për ta parë, duhet të jesh në vendin e duhur në kohën e duhur. Është një fenomen i përkohshëm. Natyra, natyrisht, nuk ndalet së magjepsuri,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!