Ndodh edhe kështu, presidenti i Federatës arrestohet në pushim të ndeshjes

schedule16:57 - 13 Nëntor, 2020

schedule 16:57 - 13 Nëntor, 2020

Bolivia luajti mbrëmjen e kaluar në shtëpi takimin e tretë për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, që e humbi 2-3 ndaj Ekuadorit. Në pushimin mes pjesëve ndodhi një ngjarje e papritur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Bolivisë, Marcos Rodriguez u arrestua.

Kreu i futbollit të vendit latin, akuzohet për parregullsi administrative. Gjithçka lidhet me një “luftë” të brendshme. Cesar Salinas, ish-presidenti i Federatës, humbi jetën në muajin korrik nga koronavirusi dhe gara për t’i zënë vendin u bë shumë e ashpër.

Akuzat mes kandidatëve kanë qenë të forta, Rodriguez ka denoncuar gjatë kësaj kohe rivalin e tij për postin e kreut të futbollit bolivian për organizimin e një puçi, por ka përfunduar vetë në pranga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!