Alphonso Davies është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni te Bayern Munchen. 19-vjeçari është një lojtar ofensiv, por këtë sezon po aktivizohet si mbrojtës i majtë. Detyrë që kanadezi me origjinë liberiane e ka kryer në perfeksion.
Bayern Munchen fitoi 0-3 ndeshjen e parë të raundit të 1/8 përballë Chelsea në Londër dhe kualifikimi në çerekfinale është një çështje e mbyllur. Trofeu prestigjioz mungon në Bavari prej vitit 2013, por Davies beson fort që ka ardhur momenti që Bayern të triumfojë përsëri.
“Kam ndjesinë që do të fitojmë Champions League me kualitetin që kemi në skuadër, e ndjej realisht diçka të tillë. Zhvillova një ndeshje shumë të mirë ndaj Chelsea. Realizova të gjitha detyrat që më kishte dhënë trajneri, mbrojta mirë dhe sulmova mirë”, thekson Alphonso Davies për Goal. /abcnews.al