Shumë herë kur bini në gjumë, trupi juaj bën kontraktime të caktuara që nuk mund t’i kontrolloni. Këto kontraktime të pavullnetshme të muskujve janë në të vërtetë shumë të zakonshme dhe të padëmshme. Ato njihen si “spazma hipnotike”.
Kjo gjendje mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni duke u rrëzuar ose sikur të jeni zgjuar papritur në një gjendje shoku. Ekspertët besojnë se këto “lëkundje” të trupit janë rezultat i relaksimit të sistemit nervor, pasi trupi hyn në një gjendje “pezullimi”.
Mundet gjithashtu që neuronet të reagojnë gabimisht sepse truri e percepton relaksimin e muskujve po aq gabimisht sa një rënie e vërtetë. Spazma hipnotike ndodh më shpesh kur keni stres, nëse keni bërë stërvitje pak para se të flini ose nëse keni ende nivele të larta të kafeinës në trup. /abcnews.al