Ndjeni sikur nuk keni pikë fuqie? Arsyeja pse ndodh kjo

schedule13:27 - 23 Tetor, 2021

schedule 13:27 - 23 Tetor, 2021

Ndiheni të lodhur, nuk keni pikë fuqie dhe keni një ndjesi përgjumjeje? Shpesh, lodhja mund të shkaktohet nga çështjet e lidhura me stilin e jetesës dhe mund të kapërcehet me ndryshime të vogla. Por mund të vijë gjithashtu nga mungesa e gjumit.

Duhen të paktën 8 orë gjumë në ditë. Ky është një numër shumë i rëndësishëm pasi gjumi jep energjinë që nevojitet gjatë ditës për të funksionuar siç duhet. Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Uashingtonit vunë re ndryshimet mes njerëzve që flinin 8 orë me ata që bënin më pak gjumë.

Ata që flinin për 8 orë nuk kishin rënie të performancës mendore ose shpërqendrim të vëmendjes. Ata që flinin 4-6 orë treguan një rënie të vazhdueshme çdo ditë. Çfarë duhet të bëni për të shmangur këtë gjendje?

Shkoni në shtrat në një kohë të caktuar çdo ditë. Shmangni kafeinën pasdite. Ushtrohuni. Vendosni temperaturën e dhomës tuaj në 18-21 gradë. /abcnews.al