Ndjeni herë pas herë sikur ju bie celulari? Mësoni çfarë fshihet mbas kësaj sindrome

schedule12:14 - 4 Gusht, 2021

schedule 12:14 - 4 Gusht, 2021

Celulari është pjesë e pandashme e jetës tonë dhe sigurisht është një mjet nevojshëm për të gjithë, pasi përveç komunikimit ofron edhe shërbime të tjera. Përveç faktit që na i ka bërë gjërat më të lehta, sipas ekspertëve celulari shkakton edhe një sindromë të çuditshme të cilën mund ta keni edhe ju.

Sipas studiuesve, celularët shkaktojnë  sindromën e quajtur “Phantom Ringing”.

Ky sindromë  lidhet me besimin se dikush po ju telefonon. Në fakt, ky është vetëm një iluzion i mendjes dhe kjo është arsyeja pse ju e kontrolloni celularin në mënyrë të vazhdueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!