Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndjekja penale e Donald Trump: Çështja që do të mundojë Biden vitin e parë të presidencës

schedule11:24 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 11:24 - 16 Dhjetor, 2020

Nga Kadhim Shubber “The Financial Times

Kur Joe Biden të betohet si president më 20 janar 2021, në axhendën e tij të menjëhershme  do të përfshihet një pandemi që po vazhdon të vrasë ccdo ditë mijëra amerikanë, dhe një krizë ekonomike që ka lënë pa punë miliona njerëz.

Që të dyja këto sfida, renditen si ndër më të rëndësishmet me të cilat do përballej çdo president i ardhshëm i SHBA-së. Por Biden do të detyrohet të përballet edh me një çështje të tretë që mund të përcaktojë fatin e presidencës së tij, po aq sa shëndeti dhe jetesa e popullit amerikan:fatin e paraardhësit të tij.

Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë me përgjegjësi të mundshme penale personale, ndryshe nga çdo komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura që nga

koha e Richard Nixon, që i shpëtoi drejtësisë përmes një faljeje të diskutueshme dhe gjithëpërfshirëse të dhënë nga pasardhësi i tij në detyrë Gerald Ford, pasi dha dorëheqjen me turp.

Trump, që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi u përpoq të përmbysë humbjen e tij në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, nuk ka gjasa që të përfitojë një gjest të ngjashëm nga Biden. Që kur hyri për herë të parë në skenën politike në vitin 2015, Trump e ka sprovuar dhe dëmtuar sistemin politik amerikan deri në pikën e shkatërrimit, duke sfiduar Kushtetutën Amerikane, normat ligjore dhe etike, si dhe efektivitetin ose mungesën e tyre në raport me fuqinë e presidentit.

Tani largimi i tij nga detyra, do t`a detyrojë Uashingtonin të përballet me një pyetje tjetër të bërë rrallë në historinë e SHBA-së:A duhet të ndiqet penalisht një ish-president? Derisa ishte në detyrë, Trump është mbrojtur nga Departamenti i Drejtësisë.

Nën udhëheqjen e William Barr, të cilin Trump e emëroi si Prokuror të Përgjithshëm në vitin 2019, ky i fundit e ndihmoi presidentin të ndalonte një hetim penal shtetëror për mashtrim të mundshëm tatimor nga prokurori i qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance.

Kur Robert Mueller përfundoi hetimin e tij mbi lidhjet midis Rusisë dhe shtabit elektoral të Trump në vitin 2016, raporti i tij renditi shembuj të shumtë të pengimit të mundshëm të drejtësisë nga presidenti, por vinte në dukje se një ligj ndalonte ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Kjo mbrojtje ligjore bie mesditën e 20 Janarit 2021, duke e lënë fatin e zoti Trump në duart e kundërshtarëve të tij politikë, nëse ata do ta vazhdojnë këtë rrugë nëpër gjykata. Asnjë ish president në historinë e SHBA-së nuk është përballur me ndjekje penale. Pyetja është nëse Trump do të jetë i pari.

“Ne jemi një shtet ligjor, dhe presidentët nuk mund të përjashtohen nga kjo”-thotë John Dean, avokati i Shtëpisë së Bardhë, që dëshmoi kundër Nixon, dhe bëri 5 vite burg për rolin e tij në skandalin e Watergate. Ndjekja penale për Trumpin do të ishte e vështirë, por idealet e demokracisë amerikane e kërkojnë këtë gjë, argumenton Dean.

Sjellja e Trump përpara dhe gjatë kohës që ishte presidenti, ofron indicie për hetime të mundshme federale nën administratën e Biden. Ish-avokati i Trump, Michael Cohen, ka dëshmuar se si Trump në të kaluarën kishte zmadhuar ose zvogëluar vlerën e deklaruar të pasurisë së tij të patundshme, në varësi të faktit nëse ai po kërkonte një kredi bankare apo

po plotësonte formalarin për pagimin e taksave

Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi një mashtrim të mundshëm tatimor, që po hetohet nga zyra e prokuroritVance.Sjellja e Trump gjatë fushatës së vitit 2016 ka qenë gjithashtu në qendër të një hetimi federa nga prokurorët në Nju Jork, që e dënuan Cohen me akuzën e përdorimit të parave të fushatës, për të paguar një yll të pornografisë,që pretendoi se kishte pasur një lidhje intime me Trump.

Por çështja është më e njohur nga publiku,deri tani është ajo e pengimit të hetimit

të zotit Mueller. Në mbi 182 faqe të raportit të tij, ky i fundit përshkroi në detaje sjelljen, dëshmitarët dhe argumentet ligjore që do të mbështesnin një ndjekje penale të mundshme

të Trumpit, pasi ai të largohej nga detyra.

Aty përshkruhen raste ku dyshohet se presidenti u kërkonte vartësve dhe bashkëpunëtorëve qëtë mbyllnin hetimin e Mueller, dhe ku e përdori fuqinë e faljes, si një mënyrë për të ndikuar që dëshmitarët të qëndrojnë në anën e tij.

Sally Yates, një nga pretendentet kryesore për të qenë Prokurore e Përgjithshme në presidencën e Biden, tha vitin e kaluar se faktet ishin kokëforta. “Unë personalisht kam ndjekur penalisht disa raste të tilla deri tani, dhe me më pak prova se ky rast. Dhe besoj, se nëse ai nuk do të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, kishte të ngjarë të ndiqej penalisht për pengim të drejtësisë”-deklaroi ajo për NBC News.

Edhe Andrew Weissmann, që ishte një nga prokurorët kryesore në hetimin e Mueller, thotë se mosndjekja e kësaj çështje do të minonte fatalisht çdo lloj përpjekje të ardhshme për të hetuar ndonjë keq-bërje të mundshme nga një president në detyrë.

“Në atë pikë, ajo që ju po thoni për të ardhmen është se presidenca është në fakt de facto mbi ligjin. Sepse çfarë kuptimi ka të kryesh hetimin?”- thotë ai. Vetë Biden është distancuar deri tani nga kjo cështje. Ndërsa Trump ka shkatërruar normat që ruanin distancën politike nga Shtëpia e Bardhë – përfshirë thirrjen për ndjekjen penale të paraardhësit të tij – Biden është zotuar të rivendosë muret që ekzistonin më parë, duke filluar me një refuzim të palëkundur për t’u përgjigjur nëse ai beson se Trump duhet të hetohet.

“Sa i përket fjalës:Unë mendoj se presidenti shkeli ligjin, ndaj duhet të ndiqet penalisht, unë nuk do ta bëj atë”- tha Biden në muajin gusht. Edhe në raste të tjera ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që ndjekja e mundshme penale e Trump të bëhet thelbi i administratës së tij.

Ai bëri fushatë mbi krizën pandemike dhe atë ekonomike. Kjo qasje ngjan disi me atë të

Barack Obama,kur mori detyrën në vitin 2009. Në atë kohë u kërkua hetimi i torturave nga CIA gjatë administratës së George W Bush. Por Obama këmbënguli se “do të shihte përpara, dhe jo pas”.

Por Biden mund të mos e ndjekë shembullin. Presidenca e Trump shihet nga kundërshtarët e tij si asgjë më pak se sa një kërcënim ekzistencial ndaj demokracisë amerikane, dhe largimi i tij pas vetëm një mandati, ishte diçka e ngjashme me kalimin e afërt të një asteroidi.

Eric Holder, Prokurori i Përgjithshëm në kohën e Obamës, deklaroi së fundmi për

Huffington Post se “njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë”.

Por ndërkohë edhe argumentet kundër ndjekjes penale të Trump janë të shumta.

Ndonëse vendet e tjera kanë ndjekur penalisht si udhëheqësit aktual ashtu edhe ish-udhëheqësit – Izraeli, Brazili dhe Franca janë shembuj të kohëve të fundit – SHBA nuk ka ndjekur ndonjëherë një rrugë të tillë.

Kur Ford njoftoi në vitin 1974 se i kishte dhënë falje të plotë Nixon, ai paralajmëroi se nëse Nixon do të ndiqej penalisht“do të zgjoheshin sërish pasionet e shëmtuara”. Rreziqe të ngjashme ekzistojnë edhe sot. Gjatë gjithë presidencës së tij, Trump është deklaruar jo vetëm i pafajshëm ndaj akuzave të ndryshme kundër tij, por i ka denoncuar ato si “lajme të rreme”apo si pjesë e një “gjuetie shtrigash”, të krijuara për t`a shkarkuar atë nga detyra.

Çdo hetim pas presidencës, do t’i shtohej gamës së ankesave me të cilat Trump mund të krijonte kauzën për një rikthim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. “Si çështje politike, kjo thjesht do të forconte pozitat e Trump, pasi do të përforconte pretendimin e tij se është viktimë e një komplotit të Shtetit të Thellë (Deep State)”- thotë Eric Posner, profesor i Shkollës së Drejtësisë në Çikago dhe autor i librit “Manuali i Demagogëve: Beteja për demokracinë amerikane, nga Themeluesit tek Trump”.

Republikanët e kanë bërë të qartë se nëse do të vazhdojnë të kontrollojnë Senatin, do të kërkojnë mbrojtje për Trump, përpara se të miratojnë një emër të ri si Prokuror të Përgjithshëm të paraqitur nga Biden.

Lindsey Graham, kryetarja republikane në largim e Komitetit Gjyqësorit të Senatit, tha në nëntor për Fox News “se nuk do tëkonfirmohet kurrësësi asnjë kandidat që mendon se Trump duhet ndjekur penalisht”.

Një rrugë e pasigurt në aspektin juridik për Trump, mund të jetë përdorimi i hapur i faljeve për veten dhe aleatët, në javët e fundit të presidencës. Përtej çdo përgjegjësie personale për presidentin, administrata e Biden po përballet me presionin për të pasur një llogaridhënie më të madhe të epokës Trump.

Marrë me shkurtime/ Perktheu Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!