Ndizet situata mes “Curva Nord” dhe Lukakut, ultrasit e Interit: Nëse ke guxim hajde në “San Siro”

schedule15:10 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:10 - 12 Tetor, 2023

Në konferencën për shtyp të kombëtares belge, Romel u Lukaku ka folur rreth telenovelës së verës. Sulmuesi aktual i Romës u shpreh se në një moment tjetër do të tregonte të gjithë të vërtetat që ndodhën gjatë merkatos së verës, madje theksoi se asgjë nga ato që janë raportuar nga mediat e nga të tjerët nuk kanë qenë të vërteta, por ajo që do tregojë ai, gjithmonë sipas Lukakut, do të shkaktojë dridhërima.

Ultrasit e Interit, të ashtuquajturit “Curva Nord”, nuk e kanë pritur mirë këtë deklaratë të Lukakut dhe sigurisht që as ata nuk mund të rrinin pa bërë një reagim në lidhje me ktë gjë.

“Romelu Lukaku, ne nuk jemi të interesuar për atë që do të thuash ti, ne nuk jemi të interesuar për arsyetimet e tua, nuk duam të dëgjojmë fare zërin tënd. Nëse ke këllqe, që dyshojmë se ke, eja në Meazza, Milano po të pret.

50 mijë bilbila po të presin dhe data 29 tetor po afron. Kjo është data që është shënuar me të kuqe për ty dhe që ne do të shfryjmë gjithë neverinë që kemi për njerëzit si puna jote që i kthejnë shpinën një klubi me plot vlera dhe që e nxorri nga errësira”, thanë ndër të tjera ultrasit zikaltër.

Më 29 tetor, Roma do të ndeshet me Interin në Milano, në “San Siro”, aty ku pritet që ultrasit e “Curva Nord”, të “kryqëzojnë” Lukakun./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!