Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në malin Partizan në Berat. Abcnews.al mëson se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë vënë nën kontroll flakë.
Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi është rasti i dytë gjatë ditës së sotme. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit në kurorën me pisha në malin Partizan, i cilësuar si “frymëmarrja” e qytetit të Beratit. g.v/abcnews.al