Ditën e nesërme në ndeshjen e vlefshme për FA Cup do të zbresin në fushë dy ekipet e Manchesterit. Derbi mes United dhe Cityt ka nisur më herët për De Gean dhe Agueron, pasi të dy futbollistët janë ndeshur në një restorant italian ditën e sotme.
Portieri i United në momentin që pa kundërshtarin e tij me shaka i tregoi gishtin e mesit, duke ndezur kështu në distancë derbin e nesërm. Kujtojmë që të dy lojtarët kanë qenë shokë skuadre tek Atletico Madrid, por spanjolli duket se e ka lënë pas shoqërinë me argjentinasin.
Sulmuesi i Cityt, Kun Aguero, gjithmonë e ka pranuar se De Gea është një nga miqtë e tij më të mirë. Ai ka deklaruar se e ruan ende miqësinë e tyre që nga transferimi në vitin 2011 në Premier League. “Dalim shpesh bashkë me David, për shkak se kemi një të kaluar së bashku. Kemi një miqësi të mirë, por tashmë ai luan për United dhe unë për Cityn,” tregon Aguero. /abcnews.al