Pak orë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Malin e Zi dhe kalimit të Gjukanoviç në opozitë, janë sulmuar nga disa qytetarë zyrat e DSP në disa komuna.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar partia e Gjukanovic e cila ka cilësuar këto sulme primitive dhe të pakulturuara ndërsa ka deklaruar se “shkopi ka dy skaje, dhe se me siguri do të gjehet një mënyrë për të mbrojtur pronën dhe njerëzit”.
Në reagimin e DSP thuhet:
Sulmet e turpshme në mjediset e Partisë Demokratike të Socialistëve në komunat Plužine, Pljevlja dhe Danilovgrad flasin më së miri për friken e sulmuesve, primitivizmin e tyre dhe faktin që alternativa e tyre politike nuk di të festojë në një mënyrë kulturuar dhe të civilizuar për atë që ata e konsiderojnë një rezultat të mirë të zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Socialistëve ka festuar fitoret e saj të panumërta, por askujt nuk i ka shkuar ndërmend të tregojë gëzim duke prishur mjediset e një konkurrenti politik. Respektimi i ndryshimeve, përfshirë ato politike, është një nga vlerat e shoqërisë moderne malazeze, të cilën as vandalë të tillë nuk do ta vënë në dyshim,” thuhet nga kjo parti.
Ata u bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore që të gjejnë dhe ndjekin penalisht sulmuesit në përputhje me kompetencat e tyre.
“Ne po u themi sulmuesve se shkopi ka dy skaje, dhe se me siguri do të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur pronën dhe njerëzit tanë,” deklaron DPS./abcnews.al

