VIDEO/ Ndizen dritat festive në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Drita që ndezin shpresë dhe dashuri

schedule21:06 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 21:06 - 1 Dhjetor, 2024

Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve edhe në Shkodër.

Kryebashkiaku Benet Beci përcolli një mesazh për të gjithë qytetarët shkodranë, ndërsa më pas, së bashku me një grup fëmijësh, numëruan mbrapsht deri në ndezjen e dritave të pemës.

“A jeni gati të fillojmë festën? Shkodra është simbol i festës dhe shkodranët janë qytetarët që festën e kanë në gjak. Ku është Shkodra, është alegria, gëzimi dhe humori. Një atmosferë e jashtëzakonshme dhe mendoj se duke i uruar njëri-tjetrit gëzuar, ne do t’iu urojmë më shumë dashuri, gëzim e shpresë. Këta janë dritat që ndezin shpresën dhe dashurinë për njëri-tjetrin dhe mendoj që me këtë urim, ne të fillojmë tani siç i ka hije Shkodrës dhe shkodranëve të bëjmë një fesë të shkëlqyer.”, u shpreh kryebashkiaku Beci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!