Ndiqej prej ditësh, policia jep detajet: Si u bë i mundur arrestimi i Ilir Xhepajt në Tiranë

schedule09:03 - 28 Qershor, 2020

schedule 09:03 - 28 Qershor, 2020

Në orët e para të së dielës është vënë në pranga Ilir Xhepaj, ose Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. Tashmë policia ka publikuar detajet nga arrestimi i Xhepajt, me finalizimin e operacionit policor të koduar “Ndjekja”.

Xhepaj është më masë sigurie “Arrest me burg” për plagosjen me armë zjarri të biznesmenit nga Laçi, Zef Marku. Ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15 maj.

Operacioni për kapjen e Xhepajt u zhvillua në Tiranë, me bashkëpunimin e  Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe: Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, arrestohet Ilir Xhepaj, bashkëpunëtor i Eduard Lamajt

Njoftohet se 33-vjeçari është lokalizuar nga Policia e Kurbinit dhe pas disa ditësh ndjekjeje ai është vënë në pranga rreth orës 00.30 të së dielës.

Kujtojmë këtu se Xhepaj ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. Bashkë me të në kërkim janë shpallur edhe Klaudio Perkola dhe Elson Alija.

33-vjeçari kishte më pak se tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit. Ai tashmë ndodhet ne dhomat e shoqërimit për veprime te mëtejshme.

I arrestuar ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj.

Njoftimi:

Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë-Gjormë, Kurbin, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu, ky shtetas është me masë sigurie “Arrest në burg”, për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Z. M., ngjarje e ndodhur në Laç, më datë 15.05.2020.

Operacioni për kapjen e këtij shtetasi u zhhvillua në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.

Nga Komisariati i Policisë Kurbin dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenit i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,si dhe për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve të ngjarjes së datës 30 maj në fshatin Gjormë dhe të ngjarjes së ndodhur më 15 maj në Laç, kanë vijuar puna intensive dhe të pandërprerë, duke ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Z. M.

Materialet hetimore u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!