Coronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Pasi gjunjëzoi Italinë, tashmë është radha e Spanjës për t’u përballur me virusin vdekjeprurës. Shteti spanjoll mban vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të viktimave nga Covid-19, duke ia kaluar dhe Kinës.
Kampionati spanjoll ka disa javë që është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur ai do të rinisë, pasi situata po përkeqësohet dita-ditës. Klubet e La Liga kanë filluar të marin masat e para, duke shkurtuar rrogat e futbollistëve dhe stafeve të klubit.
I fundit që i bashkohet është Espanyol. Katalanasit kanë njoftuar se, duke filluar që nga ekipi i parë, ekipi i dytë dhe ekipi i femrave, do t’u mbahen 70% e pagës. Këtu nuk përjashtohen as stafet, mjekët apo punëtorët e klubit. Pasojat e Coronavirusit sapo kanë filluar. /abcnews.al
El @RCDEspanyol presenta un ERTO que afecta a les plantilles del primer equip masculí i femení, Espanyol B i Juvenils A i B
El #RCDE presenta un ERTE que afecta a las plantillas del primer equipo masculino y femenino, Espanyol B y Juveniles A y B
+Info: https://t.co/vqQ6ZHHHwv pic.twitter.com/huIMO0hKOR
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) March 27, 2020