Ndihmësi i Mihajlovic paralajmëron Milanin: Duam tre pikët

schedule12:02 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 12:02 - 7 Dhjetor, 2019

Sinisa Mihajlovic do të kthehet nesër në pankinën e Bolognas, ku kundërshtarë do të ketë ish-ekipin e tij, kuqezinjtë e Milanit. Trajneri ka punuar këtë javë me ekipin, pasi doli nga spitali dhe duket se e ka lënë pas sëmundjen. Ai nuk ishte prezent në fitoren e javës së kaluar 1-2 në ‘San Paolo’ kundër Napolit, por duket se për këtë javë do të jetë gati.

Në konferencën para ndeshjes që zhvillohet nesër në 20:45 në mbrëmje, ka folur ndihmës trajneri, Miroslav Tanjga, ku ka shpjeguar gjendjen e Sinisës dhe çfarë pret nga ndeshja e nesërme. ”Nëse nuk do të ketë ndonjë problem të minutave të fundit, Mihajlovic do të jetë në stol nesër. Luajmë kundër Milanit dhe mund të them se ata ishin me fat që mposhtën Parmën,” deklaron Tanjga.

”Ne do të luajmë lojën tonë, në fushë do të futemi për ta fituar sfidën. Pres një lojë të hapur dhe nëse luajmë si kundër Napolit mund të bëjmë mirë. Tifozët nuk janë të kënaqur nga humbja në kupë, por ato duhet të na mirëkuptojnë sepse kishim shumë mungesa në grup. Tashmë është koha të përqendrohemi tek Milani dhe të marrim atë që ne duam, tre pikët,” mbyll zëvendës trajneri i Bolognas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!