Ndihmës Sekretari i NATO-s takim me Vjosa Osmanin: Vendimet për Urën e Ibrit duhet të vijnë përmes dialogut

schedule16:47 - 20 Gusht, 2024

schedule 16:47 - 20 Gusht, 2024

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge ka zhvilluar këtë të martë një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, përfshirë këtu edhe çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Përmes një postimi në “X”, ai ka shkruar se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet.

Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Ruge ka ritheksuar se vendimet duhet të merren në mënyrë të koordinuar.

Në Urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar ai.

Theksojmë, që hapja e urës së Ibrit është ndër temat më të diskutuara në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!