Ndihmat në Berat, Meta: Turp, SPAK të hetojë, nëse policia fle gjumë, populli do mbrojë shtetin

schedule23:20 - 19 Prill, 2021

schedule 23:20 - 19 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë për shpërndarjen e ndihmave ditën e sotme në Berat, në një furgon që u bllokua nga Partia Demokratike. Meta thotë se duhet që të ishte policia, ajo që do kapte në flagrancë autorët e krimit zgjedhor.

Kreu i shtetit shton se nëse policia do vazhdojë të flejë gjumë, atëherë popullit do të jetë syçelët në mbrojtje të demokracisë dhe të demokracisë.

“TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!  U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!

Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!