Ndihma të skaduara nga Mali i Zi: Kthehen në kufi çaj, lëng frutash dhe drithëra

schedule22:50 - 24 Shkurt, 2020

schedule 22:50 - 24 Shkurt, 2020

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore në doganën e Hanit të Hotit. Produktet e cilësuara si ndihma humanitare me origjinë nga Mali i Zi kishin destinacion Durrësin, konkretisht banorët e prekur nga termeti. Produktet janë bllokuar për arsye se ishin afër datës së skadencës.

“Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, drithëra (cornflake) “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë. Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues” thuhet në njoftimin e AKU-së. /abcnews.al

*Fotot e produkteve të bllokuara nga AKU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!