Kombet e Bashkuara testuan për herë të parë në tre javë, një rrugë të re tokësore të rezervuar për ushtrinë izraelite për të ofruar ndihmë për popullsinë e qytetit të Gazës që hynte nga veriu i Rripit të Gazës.
Një projekt pilot, i cili filloi gjatë natës dhe synon “të parandalojë Hamasin që të marrë ndihmat”. Rezultati ishte shpërndarja e ushqimit për 25 mijë njerëz në qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite konfirmoi se gjashtë kamionë të ngarkuar me ndihma të Programit Botëror të Ushqimit kaluan pengesën mbrojtëse nga veriu i enklavës palestineze.
Ushtria izraelite kreu kontrolle sigurie në kamionë në vendkalimin Kerem Shalom në Rripin jugor të Gazës përpara se të niseshin në veri./abcnews.al