Pierre Emerick-Aubameyang u shpall lojtari më i mirë në Premier League në muajin shtator, vlerësimi i dytë për të gjatë karrierës së tij në futbollin anglez. Me skuadrën e Arsenalit, Aubameyang ka qenë në formë të shkëlqyer, duke i dhënë shumë pikë “Topçinjve” me golat e tij.
Aktualisht, bomberi nga Gaboni është i treti në renditjen e golashënuesve, me 7 gola, por ka një ndeshje më pak se Aguero dhe Tammy Abraham, që renditen para tij me nga 8 gola.
Sot, Auba do të ketë mundësinë të marrë kreun nëse gjen golin kundër Sheffield United, sfidë që do të luhet në orën 21:00. Para kësaj sfide, 30-vjeçari tha: “Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë në karrierën e time, por padiskutim ndihem shumë mirë.
Jam në një formë fizike optimale dhe ndihem i lirë në fushën e lojës. Do të mundohem të ruaj të njëjtin nivel. Dua vetëm të ndihmoj Arsenalin të arrijë të gjitha objektivat, shënoj apo jo”, përfundoi ylli i “Topçinjve”./abcnews.al