Ndezi zjarr për të pastruar tokën e tij, por flakët dogjën 25 pemë ulli dhe 4 hektarë tokë, procedohet 65-vjeçari në Selenicë

schedule15:32 - 7 Gusht, 2024

schedule 15:32 - 7 Gusht, 2024

Nis procedimi penal për një 65-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie.

Sipas njoftimit të policisë, 65-vjeçari nga Selenica ka ndezur zjarr për të pastruar tokën e tij, në fshatin Mesaplik dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 25 pemë ulliri dhe 4 hektarë tokë kullotë.

“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 65 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar tokën e tij, në fshatin Mesaplik, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 25 pemë ulliri dhe 4 ha sipërfaqe toke kullotë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!