Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se për të hapir kullota ka vënë zjarrin duke djegur një sipërfaqe të madhe pyjesh.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të 28 vjeçarit 28 banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”./abcnews.al