Identifikohen dhe procedohen penalisht dy autorët e dyshuar për zjarrvënie në Fier.
Në Mallakastër është proceduar një person, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër.
Ndërsa në Fier është proceduar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al