“Ndëshkimi i LSI lajmi më i mirë”, Shahini “godet” Kurtin: E fillove mandatin duke bërë opozitë në Shqipëri

schedule12:55 - 27 Prill, 2021

schedule 12:55 - 27 Prill, 2021

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se Albin Kurti e e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Sipas Shahinit, lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas.

“Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri!

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike”, ka shkruar Shahini. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!