Ndeshjet në Itali pa tifozë, reagon presidenti i Interit: Gjëja e duhur!

schedule23:55 - 4 Mars, 2020

schedule 23:55 - 4 Mars, 2020

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka komentuar situatën delikate me të cilën përballen Italia në një intervistë me BBC. Zhang tha: “Siguria publike duhet të jetë përparësia numër një. Ne si Inter, një klub futbolli me miliona tifozë në të gjithë globin, kemi përgjegjësinë dhe detyrën për të dhënë mesazhin e duhur, si dhe zbatimin e të gjitha masave paraprake të përshtatshme.

Mbyllja e dyerve të stadiumit për ndeshjet e ardhshme, është gjëja e duhur për të bërë, vendimi i saktë në mënyrë që njerëzit të mos vihen në rrezik.

Mbyllja e stadiumit për një ndeshje futbollit, është e vështirë për shumë arsye dhe askush nuk e dëshiron, por në fund të fundit, në mënyrë që për të vazhduar me kalendarin dhe për të vazhduar me aktivitete normale, duhet të kemi përparësi në sigurinë publike mbi të gjitha. Tani për tani është e vetmja mundësi e zbatueshme”, përfundoi Zhang./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!