Kualifikueset e Euro 2020 për Shqipërinë mbyllen me dy ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës. Takimi i parë zhvillohet më 14 nëntor, prej orës 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. FSHF ndërkohë ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat.
Si zakonisht ato do të shiten online, si dhe në pikat e përcaktuara nga FSHF: te dyqani i FSHF, pranë biletarisë te stadiumi “Selman Stërmasi” dhe te biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”. Janë përcaktuar edhe oraret kur do të shiten biletat, ndërkohë sa i takon çmimeve ato variojnë nga 500 lekë në 8000 lekë.
Sa i takon biletave për ndeshjen me Francën, që zhvillohet më 17 nëntor në “Arena Kombëtare” në kryeqytet, FSHF fillimisht po pajis me bileta anëtarët e “Fan Club”-it zyrtar. Afati për ta është deri nesër, ndërkohë që më pas do të nisë shitja edhe për tifozët e tjerë. /abcnews.al