FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve për muajin qershor teksa Shqipëria ka humbur disa pikë nga muaji i kaluar, e megjithatë mbetet në vendin e 66-të. Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet e Nations League në Ligën B teksa pësuan disfatë në shtëpi ndaj Izraelit dhe barazuan në transfertë ndaj Islandës dhe diçka e tillë është reflektuar me humbjen e 10.05 pikëve në renditjen e FIFA-s.
Ndërkaq, Islanda ruan një pozitë më të mirë se Shqipëria duke u renditur në vendin e 63-të, ndërsa nga ana tjetër, Izraeli nuk përmirësohet dhe mbetet e renditur në vendin e 76-të. Ndërkohë, Kosova është ngjitur në klasifikim dhe nga muaji i kaluar ka përfituar një pozicion ndërsa tashmë renditet në vendin e 106-të.
Sa i takon kreut të renditjes, ajo mbahet nga Brazili që ndiqet nga Belgjika ndërsa Argjentina pozicionohet e treta. Në dhjetëshen e parë janë edhe Franca, Anglia, Italia, Spanja, Holandë, Portugalia e Danimarka. Ndërsa jashtë 10-tëshes përfundon Gjermania apo edhe Kroacia që renditet e 15-ta.
/f.a/abcnews.al